play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Paralajmërohen protesta të tjera nëse nuk lejohet tërheqja e mjeteve nga Trusti

today26/05/2022

Background
share close

Një grup qytetarësh kanë protestuar sot para Qeverisë  për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit pensional.

Organizatorët e protestës kanë thënë se arsyeja e kësaj proteste është sensibilizimi i deputetëve që të votojnë këtë projektligj, shkruan Reporteri.net.

Ata u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që në seancën e ardhshme të votojnë për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

“Nuk ka kohë më shumë, durimi ka humbur”, “Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh” kanë qenë disa nga parullat e tyre.

Të njëjtit kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera në rast se në seancën e ardhshme të Kuvendit nuk votohet projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Në krye të protestës ndodhej deputeti i PDK-së, Bekim Haxhi, i cili edhe ka iniciuar projektligjin për Trustin. Aty u panë edhe disa deputetë të AAK-së, Time Kadriaj dhe Pal Lekaj.

Gjatë ditës së djeshme nisma për një tërheqje të sërishme të kursimeve nga Trusti, s’ka gjetur përkrahjen e deputetëve të pozitës, që janë pjesë e Komisionit për Buxhet.

Iniciativa u përkrah nga LDK’ja, PDK’ja dhe AAK’ja, por u kundërshtua nga Vetëvendosje. /Reporteri.net

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%