Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today06/03/2026
Dy muzikale kanë dominuar listën e nominimeve për Laurence Olivier Awards, çmimet më prestigjioze të teatrit në Londër, ndërsa në kategoritë kryesore të aktrimit do të garojnë emra të njohur si Tom Hiddleston, Bryan Cranston, Cate Blanchett dhe Rosamund Pike.
Në krye të nominimeve janë muzikalet Paddington: The Musical dhe Into the Woods, të cilat kanë marrë nga 11 nominime secila.
“Paddington: The Musical”, i shfaqur në Savoy Theatre dhe i frymëzuar nga personazhi i krijuar nga Michael Bond, është nominuar për muzikali më i mirë i ri, për regjinë më të mirë nga Luke Sheppard dhe për koreografinë më të mirë nga Ellen Kane. Në kategorinë e aktorit më të mirë në një muzikal janë nominuar edhe interpretuesit e personazhit Paddington, James Hameed dhe Arti Shah.
Ndërkohë, “Into the Woods”, i krijuar nga Stephen Sondheim dhe James Lapine, i cili ndërthur disa histori të njohura përrallash, ka marrë nominime për regjinë më të mirë nga Jordan Fein, për ringjalljen më të mirë të një muzikali si dhe për aktorin dhe aktoren më të mirë në muzikal për Jamie Parker dhe Katie Brayben.
Një tjetër vepër e Sondheim, Here We Are, e vendosur në skenë në National Theatre, është gjithashtu në garë për muzikali më i mirë i ri së bashku me “Paddington”, “Shucked” dhe “The Unlikely Pilgrimage of Harold Fry”.
Në kategorinë e aktorit më të mirë, Tom Hiddleston është nominuar për rolin e tij në Much Ado About Nothing në Theatre Royal Drury Lane, ku do të përballet me Bryan Cranston për “All My Sons”, Sean Hayes për “Good Night, Oscar”, Jack Holden për “Kenrex” dhe David Shields për “Punch”.
Ndërkaq, për çmimin e aktores më të mirë janë nominuar Cate Blanchett për interpretimin në The Seagull të Anton Chekhov, Marianne Jean-Baptiste për “All My Sons”, Rosamund Pike për “Inter Alia”, si dhe Rosie Sheehy dhe Julia McDermott.
Ceremonia e këtij viti shënon 50-vjetorin e Laurence Olivier Awards dhe organizohet nga Society of London Theatre. Fituesit përzgjidhen nga profesionistë të industrisë së teatrit dhe nga anëtarë të publikut.
Ngjarja do të mbahet më 12 prill në Royal Albert Hall në Londër dhe do të prezantohet nga aktori Nick Mohammed./KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)