Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/12/2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në vend.
Në njoftim thuhet se është diskutuar edhe për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në vitin 2023.
“Presidentja Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier më te cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në vend. Në takim u diskutua për mundësitë dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral në vitin 2023, gjersa Presidentja Osmani konfirmoi edhe njëherë përkushtimin e institucioneve të Republikës për koordinim të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)