Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/10/2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media ka folur edhe një herë për çështjen e targave.
Osmani ka thënë se një shumicë e madhe e serbëve i kanë konvertuar targat e tyre në RKS dhe i kanë hequr ato të kohës së Millosheviqit, ndërkohë ka thënë se një pakicë e serbëve që janë nën presion të madh nga Beogradi s’po e bëjnë një gjë të tillë.
“Ka një kohë të gjatë që qytetarëve serb që po e zbatojnë ligjin dhe po i konvertojnë targat dhe që po i largojnë ato të kohës së Milloshviqit, po ju digjen makinat. Rasti i fundit ka ndodhur mbrëmë. Gjithë këto veprime të strukturave ilegale që janë në listë të zezë të SHBA-së dëshmojnë që kjo në esencë është çështje e sundimit të ligjit”, ka thënë ajo.
Shefja e shtetit të Kosovës ka thënë se në këtë luftë presin përkrahje të SHBA-së dhe BE-së.
“Raporti për sundim të ligjit tregon që veprimet tona janë të drejta, assesi s’janë kundër serbëve. Por edhe fakti që 90% e serbëve i përdorin targat është dëshmi që ky veprim s’është kundër tyre.
Lufta jonë është luftë kundër bandave. Në luftën tonë kundër bandave dhe për sundim të ligjit, presim përkrahjen e aleatëve edhe në Bashkim Evropian edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Osmani./Express/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)