play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Osmani pas takimit me von der Leyen: Sa i përket liberalizimit të vizave, Kosova po trajtohet me standard tjetër

today27/10/2022

Background
share close

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur konferencë të përbashkët me presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

“Është vendimtare që BE të na qëndrojë pranë dhe të na mbështesë në përballje me krizat me të cilat që po ballafaqohemi. Në radhë të parë më krizën energjetike, që ka kapluar edhe rajonin tonë. E mirëpresim jashtëzakonisht shumë faktin që mbështetja e rajonit në këtë drejtim është në qendër të vizitës tuaj dhe shpresojmë që do ti identifikojmë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjen me rritjen e çmimeve të energjisë, për investime të vogla dhe të mëdha në burime të ripërtritshme të energjisë, për investimin në përmirësimin e infrastrukturës energjetike dhe kapacitetet të rrjetit, si dhe në masat eficiente të energjisë”, tha ajo.

“Besoj që ka ardhë koha që BE të ndërmarrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane, që është parakusht për paqe dhe stabilitetin e qëndrueshëm në rajonin tonë. Kjo është për vendet që duan të bëjnë hapa seriozë drejt integrimit në BE. E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonin tonë dhe vizita juaj është dëshmi për këtë, megjithatë ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së”, deklaroi Osmani.

“Kosova pavarësisht  se është përformuesi më i mirë në thuajse çdo indeks demokratik dhe të sundimit të ligjit në rajonin tonë dhe më gjerë, për fat të keq sa i përket liberalizimit të vizave vazhdohet të trajtohet me një standard tjetër”, tha Osmani.

Ajo ka falënderuar von der Leyen dhe KE-në “për mbështetjen e vazhdueshme, qëndrimin konsistent që nga viti 2018, por edhe për edhe rikonfirmimin e fundit të KE-së se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e liberalizimit të vizave”.

“Shpresojmë shumë që thirrja e KE-së të respektohet nga të gjitha shtetet anëtare dhe kjo padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve të Kosovës të përfundojë pa kritere të reja teknike, të cilat do të bllokonin vendimmarrjen politike”, deklaroi presidentja Osmani.

“Kosova është 100 për qind e përafëruar me cdo vendim të politikës së jashtme dhe mbrojtjes që e merr sa i përket afrimit të saj me BE-në, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë”, tha ajo.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%