play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Organizata më e madhe e gazetarëve në Evropë u drejtohet Kurtit, Sveçlës e Haxhiut: Dënojeni sulmin ndaj Valon Sylës

today12/04/2023

Background
share close

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit kosovar, Valon Syla. Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe ministrat Sveçla e Haxhiu që të dënojnë publikisht sulmin ndaj gazetarit Syla.

Gutierrez thotë se është shqetësuese që liderët politikë të heshtin në raste të tilla.

“I bëj thirrje kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Brendshëm Xhelal Svecla dhe ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu që ta dënojnë publikisht sulmin dhe ta bëjnë të qartë se sulme të tilla ndaj një gazetari janë të papranueshme. Më duket veçanërisht shqetësuese heshtja e tyre. Liderët politikë kanë për detyrë të dënojnë publikisht sulme të tilla”, ka shkruar ai.

Gutierrez tutje ka theksuar se politikbërësit duhet të veprojnë, ndryshe bëhen palë me sulmuesit, raporton Gazeta Express.

 

 

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *