play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Opozita lëshon sallën pas dështimit të formimit të komisionit hetimor për krizën energjetike

today28/03/2022

Background
share close

Tri partitë opozitare, PDK, LDK, AAK kanë kritikuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për mos votimin e formimit të komisionit hetimor për krizën energjetike. Të njëjtat lëshuan sallën në shenj proteste ndaj mazhorancës.

Megjithatë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se do të vazhdojnë përmes mbledhjes së 40 nënshkrimeve për të formuar komisionin hetimor parlamentar.

“Në historinë tonë parlamentare është hera e parë që me voton refuzohet një komision parlamentar, nuk ka ndodhur asnjëherë që deputetët të refuzojnë të hidhet dritë për zhvillimet, keqpërdorimet për një çështje të caktuar që sot GP kishte ngritur për energjinë elektrike…Kjo çështje nuk do të mbyllet sot këtu, ne kemi mundësi të tjera parlamentare që të procedojmë formimin e një komisioni hetimor parlamentar me 40 nënshkrime, pa pasur nevojë të vije ne Kuvend”, tha ai.

Në linjë të njëjtë u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Komisioni ka me u formu, i mbledhim 40 nënshkrime dhe është obligim, nëse doni dërgoni emrat ose mos i dërgoni. Komisioni e bënë punën, kot e keni me bërë këso improvizime”, tha ai.

Kritik u shpreh edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

“Nuk po mundem me kuptu pse po frikësohet qeveria për me zbardh të vërteten”, theksoi ai.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%