play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Teknologji

OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?

today06/02/2025

Background
share close

Kompania kaliforniane për zhvillimin e inteligjencës artificiale, OpenAI, ka prezantuar një funksion të ri në mjetin e saj ChatGPT të quajtur Deep Research (Hulumtim i Thellë).

Ky funksion mundëson kërkimin kompleks dhe me shumë hapa në internet për detyra të ndërlikuara – një agjent i ri i AI mund të kryejë brenda disa dhjetëra minutave detyra që njerëzve do t’u merrnin orë të tëra, sipas njoftimit të kompanisë.

Sipas OpenAI, ky funksion është krijuar për profesionistët që punojnë në fusha si financat, shkenca, politika dhe inxhinieria, ku kërkohet një hulumtim i thellë, i saktë dhe i besueshëm, raporton TechCrunch.

Përveç kësaj, mund të jetë i dobishëm edhe për ata që bëjnë blerje që kërkojnë analizë të kujdesshme, si blerja e veturave, pajisjeve dhe mobilieve.

Ky funksion i ri është aktualisht i disponueshëm për përdoruesit me abonim në ChatGPT Pro, të cilët për momentin mund të dërgojnë deri në 100 kërkesa në muaj.

Hulumtimi i thellë tashmë është i disponueshëm në faqen e internetit të ChatGPT dhe do të integrohet në aplikacionet mobile dhe desktop brenda një muaji. Kompania shton se së shpejti do të jetë i qasshëm edhe për përdoruesit e programeve Plus dhe Team.

“Aftësia për të sintetizuar njohuri është thelbësore për krijimin e njohurive të reja. Për këtë arsye, hulumtimi i thellë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt qëllimit tonë më të gjerë për zhvillimin e inteligjencës artificiale të përgjithshme (AGI) dhe mund të ndihmojë në kërkimet shkencore”, thuhet në faqen zyrtare të OpenAI. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *