play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetsi

Nuk ka rëndësi çka hani, por edhe kur hani

today05/02/2024

Background
share close

Njerëzit të cilët e lënë një racion, hanë duke ecur apo hanë vonë në mbrëmje, kanë shëndet më të keq se personat të cilat hanë racione të rregullta familjare

Autorët e analizës së efekteve nutricioniste në bazë të shprehive ushqimore kanë sugjeruar që koha e racioneve, si edhe racionet në grup, kanë efekte pozitive për shëndetin dhe rezultate dietale.

Shkencëtarët këtë fenomen e shpjegojnë me atë që çdo organ ka orën e vet, përkatësisht ekziston koha kur mëlçia, zorrët, muskujt dhe organet e tjera tona punojnë, si dhe koha kur ata pushojnë.

Këto cikle metabolike janë kyç për proceset nga tretja e kolesterinës deri te krijimi i glukozës dhe do të duhej të jemi në aktiv kur hamë dhe të pushojnë kur nuk hamë.

Këto zbulime çojnë në konkludim që koha e kufizuar e ngrënies së ushqimit paraqet ndryshimin e mënyrës së jetës, e cila do të ndihmojë njerëzit që të mos shtojnë peshë, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtuesve shkencorë nga Kolegji Mbretëror i Londrës dhe Universiteti Sao Paulo, çrregullimi i vakteve mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme si, diabeti i tipit 2, tensioni i lartë i gjakut, obeziteti e të tjera.

“Ka një farë të vërtetë tek thënia “ha mëngjesin si mbret, drekën si princ dhe darkën si një i varfër”, thotë Dr. Gerda Pot, lektore tek Kolegji Mbretëror i Londrës. “Megjithatë, nevojiten më shumë studime”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%