Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/06/2022
Cilësia e plazheve në Europë është përmirësuar ndjeshëm në dekadat e fundit. Sipas një raporti të Agjencisë Europiane të Ambientit, 85% e plazheve në kontinentin tonë tashmë renditen si “të shkëlqyera”.
Në raportin vjetor të cilësisë së plazheve janë monitoruar 22 mijë zona detare, liqenore dhe lumore në vendet e Bashkimit Europian, plus në Shqipëri dhe Zvicër, ndërsa është lënë jashtë Mbretëria e Bashkuar, për shkak se tashmë ka dalë nga unioni.
Menjëherë më pas në renditje vijnë vendet mesdhetare, si Malta, Greqia, Kroacia dhe Qipro. Ndërkohë, Franca, një prej vendeve më të shquara për rivierën e saj, ka pësuar rënie në renditje, ndërsa vendin e fundit për cilësinë e ujit në plazhe e mban Polonia, ku vetëm 44,5% kanë marrë vlerësim pozitiv.
Raporti u përpilua pas një pune të autoriteteve lokale dhe kombëtare të shteteve, të cilat morën mostra të ujit nga plazhet e tyre gjatë pikut të sezonit dhe i analizuan për të gjetur lloje të ndryshme bakteresh që tregojnë ndotjen për shkak të përzierjes me ujërat e zeza apo të ujërave që përdoren për bagëtitë./a2cnn
10 vendet me cilësinë më të lartë të ujërave të plazheve
Austria (97,7%)
Malta (96,6%)
Greqia (95,8%)
Kroacia (95,7%)
Qipro (93,3%)
Danimarka (91,9%)
Gjermania (90,4%)
Bullgaria (89,8%)
Lituania (89,2%)
Portugalia (88,5%)
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)