play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Nju Jorku bëhet portokalli nga tymi i zjarreve në Kanada, amerikanët u rikthehen maskave

today08/06/2023

Background
share close

Miliona njerëz në Amerikën e Veriut do t’u rikthehen maskave me nivel të lartë mbrojtjeje, N95, këtë herë jo për shkak të Covid-19, por për t’u mbrojtur nga ajri i ndotur si pasojë e zjarreve masive në Kanada.

Nju Jorku do të shpërndajë maska falas, teksa autoritetet paralajmëruan se kushtet e rrezikshme të tymit do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës. Kathy Hochul, guvernatorë e Nju Jorkut, u shpreh: “Besojmë se maska N95 është një mënyrë e rëndësishme për të mbrojtur njerëzit, e për të parandaluar grimcat e ajrit të shkojnë në mushkëri. Prandaj, po njoftoj mundësimin e 1 milion maskave N95, që do të shpërndahen falas për qytetarët”.

Një mjegullnajë portokalli ka mbuluar Nju Jorkun, duke i bërë gati të padukshme atraksionet e tilla si Statuja e Lirisë. Në total, miliona njerëz janë prekur nga një lloj paralajmërimi për cilësinë e ajrit. Ekspertët e kanë klasifikuar cilësinë e ajrit si të pashëndetshme, veçanërisht për personat me probleme në frymëmarrje dhe kanë rekomanduar që të kufizohen sa më shumë daljet jashtë.

Eksperti i shëndetësisë Jack Caravanos tha: “Këshilloj njerëzit të qëndrojnë brenda. Edhe pse ajri do të gjejë mënyrën për të depërtuar, nivelet do të jenë të reduktuara. Gjithashtu, nuk është koha për të luajtur tenis apo për të vrapuar. Trajtojini mirë mushkëritë dhe mos bëni asgjë që kërkon frymëmarrje të thellë”.

Parqet zoologjike në Nju Jork kanë zhvendosur kafshët në ambjente të brendshme e janë anuluar gjithashtu një sërë aktivitetesh jashtë, përfshirë edhe në Broduej. Masa të ngjashme ka marrë edhe Uashingtoni, ku është aktivizuar niveli i kuq i ndotjes së ajrit. Pjesa më e madhe e smogut vjen nga Kebeku, ku po digjen 150 vatra zjarri. Më shumë se 15 mijë banorë pritet të evakuohen në këtë rajon. Ekspertët në Kanada paralajmërojnë se kushtet po përkeqësohen edhe në Toronto, ku gjithashtu qytetarët janë udhëzuar të mbajnë maska. /A2CNN

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%