Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/02/2023
Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka njoftuar të gjithë bashkatdhetarët, respektivisht policë-mbajtësit se në kuptim të nenit 41 të ligjit numër 05/L-132 për Automjete, mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor të Kosovës jo me gjatë se 3 muaj nga data e hyrjes në Kosovë, pavarësisht se vlefshmëria e policës së sigurimit mund të jetë më e gjatë.
Byroja Kosovare e Sigurimit apelon të bashkatdhetarët që të respektojnë ligjin pasi që në të kundërtën sipas pikës 5 të nenit 41 parashihet gjobë ndaj qytetareve që bien ndesh me ligjin.
Ky njoftim është i vendosur dhe theksuar në ngjyrë të kuqe në policat e sigurimit kufitar të lëshuara nga Byroja Kosovare e Sigurimit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)