Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/02/2024
Sateliti i Agjencisë Evropiane të Hapësinore (ESA) me emrin ERS-2, do të bjerë sot në Tokë dhe do të fluturojë edhe mbi rajonin tonë.
ERS-2 u lëshua nga Toka në vitin 1995 dhe u përdor për të ‘hartuar’ planetin tonë, dhe pushoi së funksionuari në vitin 2011, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët e ESA kanë vlerësuar se do të përplaset me Tokën brenda 25 viteve, dhe dje u njoftua se pritet të ndodhë sot.
Gjatë rënies së tij në Tokë, sateliti 11 metra i gjerë dhe 2.3 ton do të fluturojë gjithashtu mbi Evropën Qendrore sonte, dhe sipas vlerësimeve më të fundit nga faqja e internetit n2yo.com, e cila gjurmon trajektoret satelitore mbi Tokë, ai do të fluturojë mbi rajonin tonë në orën 17:54.
Duke qenë se është një rënie e pakontrolluar, koha e saktë e fluturimit të tij mbi rajonin tonë ende nuk dihet, duke pasur parasysh se trajektorja e tij ndryshon pak për shkak se sateliti ndikohet nga fërkimi atmosferik.
Ndërsa kalon nëpër atmosferë, do të fillojë të shpërbëhet në një shpërthim spektakolar.
Nëse ndodh në momentin kur fluturon mbi rajonin tonë dhe është e qartë, do të mund ta shihni, madje ta regjistroni dhe fotografoni, duke qenë se sateliti do të lëvizë dhjetë herë më ngadalë se meteorët që udhëtojnë nëpër atmosferën e Tokës në një shpejtësi prej 70 kilometra në sekondë. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)