play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Një rol që nuk fal asnjë çast dobësie, Maylinda Kosumovic në “Nyja e Gidionit”

today24/02/2026

Background
share close

Në një shfaqje si “Nyja e Gidionit”, ku gjithçka mbështetet mbi dialogun dhe emocionin, barra bie pothuajse tërësisht mbi aktorët, shkruan KultPlus.

Për Maylinda Kosumovic, sfida më e madhe në rolin e Heather është ruajtja e intensitetit të brendshëm pa asnjë moment rënieje.

“Në një shfaqje si Nyja e Gidionit ku gjithçka është dialog dhe tension emocional, sfida më e madhe për mua është mbajtja e intensitetit dhe tensionit të brendshëm. Nuk ka aksion që të ndihmon ritmin. Çdo ndryshim ndodh përmes fjalës dhe nëntekstit. Si Heather, duhet me qenë prezente 100% në çdo sekondë, sepse çdo fjali mund ta ndryshojë drejtimin e skenës”, ka deklaruar ajo për KultPlus.

Sipas saj, pikërisht kjo e bën rolin të vështirë, pasi çdo skenë emocionale duhet të jetë e kontrolluar dhe e vërtetë.

Sa i përket ndikimit te publiku, Kosumovic thekson se shfaqja nuk ofron një përgjigje të qartë apo një fajtor të vetëm.

“Mendoj që publiku del me shumë pyetje. Nuk është shfaqje që ta jep një përgjigje të qartë apo një ‘fajtor’ të vetëm. Besoj që ajo që marrin me vete është një ndjesi reflektimi për përgjegjësinë, për fjalët që themi, për mënyrën si i shohim fëmijët, dhe sa pak e njohim njëri-tjetrin në të vërtetë”, është shprehur ajo.

Me këtë rol, Maylinda Kosumovic sjell në skenë një figurë që shkon mes profesionalizmit dhe “brishtësisë”, duke e mbajtur tensionin gjallë deri në fund.

Shfaqjen “Nyja e Gidionit” mund ta shikoni më datë 23 dhe 24 shkurt në TKK. /KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *