play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Art & Kulturë

Një jetë për letërsinë dhe albanologjinë, përkujtohet Martin Camaj

today12/03/2026

Background
share close

Sot përkujtohet shkrimtari, poeti dhe albanologu i njohur shqiptar Martin Camaj, një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe studimeve albanologjike të shekullit XX.

Martin Camaj lindi më 13 korrik 1925 në Telume të Temalit, në Dukagjin. Vitet e para të jetës i kaloi në vendlindje, ndërsa më vonë u vendos në Shkodër, ku ndoqi studimet në Kolegjin Saverian. Pas mbylljes së institucioneve fetare në vitin 1946, u detyrua të ndërpriste studimet.

Pas Luftës së Dytë Botërore, Camaj u largua nga Shqipëria dhe qëndroi fillimisht në Jugosllavi, ku punoi si mësues dhe vijoi studimet universitare në Beograd në degën e filologjisë romane. Më pas u vendos në Itali, ku në Universitetin e Romës mbrojti doktoraturën mbi “Mesharin e Gjon Buzukut”, studim që u botua në vitin 1960.

Në vitin 1960 u vendos në Gjermani, ku zhvilloi një pjesë të madhe të veprimtarisë së tij akademike. Ai ligjëroi dhe punoi për shumë vite në Universitetin “Ludwig Maximilian” të Mynihut, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e albanologjisë në Evropë.

Kërkimet e Camajt u përqendruan kryesisht në gjuhën shqipe dhe dialektet e saj, veçanërisht në të folmet arbëreshe të Italisë jugore. Ai botoi një sërë studimesh dhe tekstesh shkencore, ndër të cilat veçohen “Meshari i Gjon Buzukut”, “Gramatika shqipe” dhe studimi “E folmja shqipe në provincën e Avelinos”.

Përveç veprimtarisë shkencore, Martin Camaj la një trashëgimi të pasur letrare. Ai e nisi krijimtarinë me poezinë dhe mbeti besnik këtij zhanri gjatë gjithë jetës, ndërsa më vonë u mor edhe me prozën. Ndër veprat më të njohura të tij janë “Nji fyell ndër male”, “Kanga e vërrinit”, “Djella”, “Legjenda”, “Lirika mes dy moteve”, si dhe veprat në prozë “Dranja”, “Rrathë”, “Shkundullima” dhe “Karpa”.

Martin Camaj ndërroi jetë më 12 mars 1992 në Mynih të Gjermanisë, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në letërsinë dhe studimet shqiptare. Ai mbetet një nga autorët më të rëndësishëm të letërsisë moderne shqipe dhe një figurë e shquar e albanologjisë ndërkombëtare./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Similar posts

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *