play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Një “Çokollatë e Dubait” e madhe merr vëmendjen e të gjithëve në një festival në Portugali

today01/04/2025

Background
share close

Një festival i njohur çokollate në Portugali ka tërhequr vëmendjen e qindra vizitorëve, duke i ftuar ata të provojnë një shije të veçantë që po bën namin në internet – të ashtuquajturën “çokollata e Dubait”.

Në qytetin mesjetar të Óbidos, ku organizohet festivali vjetor i çokollatës, të pranishmit patën mundësinë të shijojnë këtë ëmbëlsirë unike me strukturë krokante, e cila është bërë një sensacion viral.

Si pjesë e ngjarjes, organizatorët shpërndanë copa nga një tabletë gjigante çokollate, e cila peshonte plot 80 kilogramë.

Ky moment krijoi një atmosferë të veçantë mes vizitorëve, të cilët jo vetëm që patën rastin të shijonin këtë produkt të veçantë, por edhe të bëheshin pjesë e një eksperience të paharrueshme në botën e çokollatës.

Festivali i Çokollatës në Óbidos mbetet një nga atraksionet më të mëdha për adhuruesit e ëmbëlsirave në Portugali, duke sjellë çdo vit shije të reja dhe surpriza të këndshme për pjesëmarrësit. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *