play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Nisur nga testet e Liam Payne: Çfarë është “kokaina rozë” dhe pse është kaq e rrezikshme?

today24/10/2024

Background
share close

Një përzierje droge e quajtur “kokainë rozë,” që përbëhet nga një grup substancash që ndryshojnë vazhdimisht, është bërë pjesë e rrezikshme dhe gjithnjë e më popullore në skenën e klubeve në qytetet amerikane

Shumica e mostrave të kësaj përzierjeje përmbajnë të paktën një drogë stimulante dhe një depresant (ilaçe që përdoren për gjumin, stresin dhe spazmat e muskujve).

Kokaina rozë shpesh përfshin ketaminën, një anestetik disociativ me efekte halucinogjene dhe droga të tjera si ecstasy, metamfetaminë, opioide dhe substanca psikoaktive.

“Kjo përzierje është zakonisht shumë e lirë, çka i tërheq njerëzit për ta përdorur,” tha Dr. Linda Cottler, një epidemiologe që studion abuzimin me substanca në “Florida University”.

Edhe vetë termi “kokainë rozë” është një gabim terminologjik, pasi kjo përzierje rrallë përmban kokainë, thotë Joseph Palamar, profesor i asociuar në “University Langone Health” të New York-ut.

Emri, me shumë mundësi vjen nga fakti që kokaina rozë shitet në formë pluhuri dhe lyhet me ngjyrues ushqimor rozë.

“Këta kimistë përpiqen të krijojnë diçka që mendojnë se njerëzit do ta pëlqejnë,” thotë Dr. David E. Nichols, farmakolog në “Purdue University” që studion halucinogjenët. “Zoti e di se çfarë efektesh mund të ketë.”

Në muajt e fundit, përzierja është lidhur me arrestime të profilit të lartë. Një nga rastet ishte kur Sean Combs, u arrestua në shtator, organet e rendit gjetën pluhur rozë në dhomën e tij të hotelit në New York, sipas një prokurori, citon Anabel.

Një padi e ngritur nga producenti i muzikës, Rodney Jones Jr., që pretendon sjellje të pahijshme seksuale, thotë se kokaina rozë ishte shpesh prezente gjatë udhëtimeve të zotit Combs. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%