Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një markë e re hiperveturës e quajtur Nilu27 do të debutojë në Pebble Beach më 15 gusht 2024 dhe u themelua nga dizajneri i veturave Sasha Selipanov, i cili themeloi studion e re të dizajnit Hardline27 vitin e kaluar.
Një video e shkurtër i hiperveturës së re është shfaqur në internet dhe tregon pjesën e pasme, si dhe duken edhe dyert. Pjesa e pasme e veturës të kujton Pagani Utopia, por dizajni është disi më agresiv, transmeton Telegrafi.
Në pamje të parë, vëmendja tërhiqet nga tre tubat e shkarkimit të vendosur në qendër të vendosura midis dy krahëve. Në video dëgjohet edhe zhurma e motorit, por është e vështirë të kuptosh se për cilin motor bëhet fjalë, edhe pse tingëllon si atmosferik.
Gjithashtu, në pjesën e pasme të hiperveturës janë dritat e thjeshta LED të vendosura në grilat e pasme, dhe gjithashtu ka një shpërndarës masiv karboni. Mungesa e një parakolpi tradicional nënkupton një pamje të papenguar të gomave të pasme.
Nuk ka më shumë detaje për hiperveturën. Nilu27 prezantohet si “një markë e re, që prodhon vetura po aq të bukura dhe brutale”.
“Pa u shqetësuar për digjitalizimin, elektrifikimin dhe shpërqendrimet e tjera, ne fokusohemi në përvojën përfundimtare të automobilave”, u tha nga kompania.
Selipanov është një projektues pas një numri veturash të shkëlqyera, duke përfshirë Bugatti Chiron, Koenigsegg Gemera dhe konceptin Genesis Essentia. Ai është njohës i mirë i hiperveturave dhe krijimi i parë i kompanisë Nilu27 duket se plotëson të gjitha kriteret e një hiperveture tradicionale.
Se sa ka ecur zhvillimi i hiperveturës së parë të markës dhe sa njësi do të prodhohen nuk dihet aktualisht. /Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)