Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Netflixi ka arritur marrëveshje për ta blerë Warner Bros Discovery për 72 miliardë dollarë, gjë që do ta riformësojë drastikisht industrinë e filmit dhe televizionit në Hollywood.
Kompania e transmetimit do ta marrë kontrollin e aseteve përfshirë Warner Bros, studioja prapa franshizave “Harry Poter”, “Superman” dhe “Batman”, si dhe HBO, shtëpi e disa prej shfaqjeve më të famshme si “Game of Thrones”, “The White Lotus” dhe “Succession”.
Netflixi po ashtu do të sigurojë një arkiv të gjerë televiziv që përfshin klasikë si “Friends”, i cili ishte planifikuar të largohej nga Netflixi në fund të vitit, raportoi Guardian.
“Misioni ynë ka qenë gjithmonë që ta argëtojmë botën”, ka thënë Ted Sarandos, njëri prej drejtorëve ekzekutivë të Netflixit.
Netflixi ka qenë ofertuesi më i madh ne mesin e rivalëve, Comcast dhe Paramount Skydance.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)