play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Nëse përdorni “Incognito” një situatë e çuditshme mund t’ju ndodhë

today18/09/2024

Background
share close

Përdoruesit e modalitetit të fshehtë (Incognito) në shfletuesin Google Chrome, kanë vënë re një problem të pazakontë.

Nëse kohët e fundit keni provuar të hapni një ueb-faqe ndërsa jeni në modalitetin “të fshehtë” dhe shihni versionin e vjetër (duke përfshirë postimet dhe përmbajtjet e tjera), nuk jeni i vetmi.

Ky fenomen ka ngatërruar shumë përdorues dhe ka të bëjë me mënyrën se si funksionon modaliteti “Incognito”, pra “cookie” dhe shërbime të tjera që janë të lidhura me serverët, transmeton Telegrafi.

Kur një ueb-faqe vizitohet në modalitetin e rregullt, shfletuesi ruan elementë të caktuar për të bërë që faqja të ngarkohet më shpejt.

Duke marrë parasysh që “Incognito” nuk nënkupton përdorimin e memories cache, është e mundur që të shfaqen versionet më të fundit të disa faqeve.

Ndonjëherë ndodh anasjelltas – kjo ndodh sepse në shfletimin e rregullt të internetit faqet e vjetra mbeten gabimisht të ruajtura në memorie, ndërsa “Incognito” nuk e ka këtë memorie të fshehtë, kështu që faqet shfaqen siç duhet.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%