play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Nëse e mbani stresin, pasojat shfaqen pas dhjetë vjetësh

today21/11/2025

Background
share close

Nëse arrini t’i largoni menjëherë nga mendja ngjarjet stresuese, do t’i bëni mirë shëndetit. Një studim i kryer nga “Psychological Science” ka zbuluar se njerëzit që e mbajnë stresin – ata që thonë se i kanë akoma ndjesitë negative të një ngjarjeje stresuese edhe pas një dite – kanë më shumë probleme shëndetësore kronike një dekadë më vonë.

Shkencëtarët analizuan të dhënat e një studimi mbarëkombëtar, ku janë pyetur më shumë se 1100 të rritur për ngjarjet stresuese që kishin përjetuar çdo ditë për tetë ditë radhazi.

Këtu u përfshinë gjithçka, nga debatet me të tjerët, deri te problemet në punë, shtëpi ose shkollë. Pjesëmarrësit kategorizuan reagimet e tyre emocionale ndaj këtyre stresorëve në atë kohë dhe më vonë.

Pas 10 vitesh pjesëmarrësit u pyetën për gjendjen shëndetësore dhe nëse vuanin nga një nga 26 sëmundjet kronike, si sëmundjet e zemrës, kanceri, çrregullimet autoimunitare, problemet me kockat etj. Pjesëmarrësit treguan gjithashtu se sa gjendja e tyre shëndetësore ndikonte në jetën e tyre të përditshme. Ata që e kishin mbajtur stresin raportuan për gjendje më të përkeqësuar shëndetësore.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se mbajtja e stresit mund të jetë problematike për shëndetin. Prandaj, mësoni si të përballoni stresin dhe si t’i largoni menjëherë ngjarjet stresuese nga mendja, për të parandaluar zhvillimin e këtyre problemeve dhe mbrojtur shëndetin në periudha afatgjate.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *