Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në mungesë të kuorumit është ndërprerë seanca e sotme. Ndërsa, vazhdimi i saj u vendos të jetë të enjten nga ora 10:00.
Në mungesë të kuorumit ndonëse u diskutuan projektligji për kompensimin e viktimave të krimit dhe ai për pronë publike, asnjëri nuk u hodhën në votim.
E arsyetimin për këtë ligj e ka dhënë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ka paraparë dispozita për funksionalizimin sa më efikas të programit të kompensimit të viktimave të krimit.
“Ka për qëllim avancimin e mekanizmit për kompensimin e viktimave të krimit dhe procedurave që lidhen me këtë program. Projektligjin që po e prezantoj sot para jush është në harmoni të plotë me legjislacionin e Bashkimit Evropian…Projektligji për Kompensimin e Viktimave të Krimit ka paraparë dispozita për funksionalizimin sa më efikas të programit të kompensimit të viktimave të krimit, dhe procedurave që lidhen me këtë program”, theksoi ajo.
Ajo tregoi se janë zgjatur afatet e aplikimit pasi kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e palëve.
“Janë ristrukturuar llojet e dëmeve dhe shumat e kompensimit për dëmet si kompensimi për dëmin fizik, dëmtim të shëndetit, kompensimi për dëmtim të shëndetit mendor kompensimi për vuajtje psikike dhe kompensimi për vuajtje psikike për humbje të anëtarit të familje….ne kemi zgjatur afatet e aplikimit sepse kemi pasur kërkesa të vazhdueshme për kompensim ndërsa në anën tjetër janë refuzuar se ka kaluar afati siç është paraparë në ligjin aktual”, tha Haxhiu.
Në seancën e sotme ndonëse Kuvendi i Kosovës ka dështuar të themeloj Komisionin Hetimor Parlamentar për situatën me energji elektrike nga Qeveria e Kosovës, i cili u propozua nga PDK. Kjo ngjalli pakënaqësi nga ana e opozitës të cilët e lëshuan më pas sallën.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)