Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today30/04/2025
Në Met Gala ekziston një “mallkim” – dhe nuk ka kursyer
Met Gala-ja e këtij viti, që i takon mbrëmjes së 5 majit, po afron dhe të gjithë jemi gati të bëjmë kritikat tona për veshjet e çmendura të VIP-ave teksa kalojnë tapetin e kuq.
Met Gala është ngjarja më e rëndësishme e modës në vit, dhe ndërsa emra të njohur parakalojnë me veshjet e tyre ikonike, të tjerë e shfrytëzojnë eventin për të bërë njoftime të mëdha ose për të shfaqur publikisht lidhjen e tyre për herë të parë.
Ka mundësi që këtë vit të shohim ndonjë çift të famshëm që shfaqet bashkë (daljen zyrtare të Kylie Jenner dhe Timmothee Chalamet, për shembull), por pyetja e vërtetë është: a do ta duan ata të dy vërtet këtë gjë?
Vitet e fundit, fansat kanë vënë re se shumë çifte janë ndarë pas paraqitjes së tyre të parë zyrtare në Met Gala dhe kanë filluar ta quajnë këtë fenomen “mallkimi i Met Gala-së.”
Çfarë është “mallkimi i Met Gala-s”?
Me fjalë të thjeshta, “mallkimi” nënkupton që, në momentin që një çift i famshëm del bashkë për herë të parë në tapetin e kuq të Met Gala-së ose thjesht merr pjesë në event, ata përfundojnë duke u ndarë.
Nga ana tjetër, të tjerë VIP-a si Taylor Swift dhe Tom Hiddleston janë njohur në Met Gala dhe filluan një romancë së bashku. Gjërat s’përfunduam mirë.
Ky “mallkim” është shfaqur disa herë ndër vite, çka të bën të mendosh se Met Gala mund të jetë vërtet një ogur i zi për pëllumbat e dashuruar.
Cilët çifte janë ndarë pas Met Gala-së? Ja disa raste të njohura:
Pra, është vetëm rastësi apo ka diçka në ajër në atë tapet të kuq? Sido që të jetë, le të shpresojmë që çiftet tona të preferuara të mos preken nga mallkimi këtë vit.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)