play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Shëndetsi

Ndryshimi i thjeshtë në rutinën e mëngjesit, mund ta forcojë sistemin imunitar

today07/11/2023

Background
share close

Përderisa gjëja e parë që shumë prej nesh bëjnë kur bie alarmi në mëngjes është kapja e telefonit, mjekët theksojnë se duhet ta anashkalojmë atë dhe të dalim jashtë.

Neuroshkencëtari nga Universiteti Stanford dhe drejtuesi i podkastit Huberman Lab, Andrew Huberman, në një nga episodet ka thënë se nuk po i bëni nder vetes nëse e merrni telefonin menjëherë pasi zgjoheni.

Në vend të kësaj, ai u kërkoi dëgjuesve të podkasteve të bëjnë diçka që shumë e kanë shtyrë të paktën një orë pas zgjimit – të dalin jashtë.

Ndërsa ajri i pastër mund t’ju ndihmojë të freskoheni, shkencëtari ka theksuar se rrezet e diellit janë një përbërës kyç për t’ju bërë të ndiheni më vigjilentë dhe të përqendruar gjatë ditës.

Dhe jo vetëm kaq – nëse kaloni disa minuta çdo mëngjes jashtë, veçanërisht në diell si pjesë e rutinës së përditshme, mund ta përmirësojë gjumin, t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe ta përmirësoni sistemin imunitar.

Gjithçka është e lidhur me ritmin cirkadian – këto janë proceset natyrore në trupin tuaj që ndjekin një cikël 24-orësh dhe i përgjigjen dritës dhe errësirës. Ndërsa shumë i lidhin përfitimet e dritës së diellit me vitaminën D, Dr. Huberman thotë se rrezet duhet të arrijnë në sytë tuaj për ta mbajtur ritmin cirkadian në rrugën e duhur.

Shpesh, kur nuk keni dritë të mjaftueshme të ditës, ajo mund ta prishë orën tuaj biologjike. Çrregullimet cirkadiane mund të shkaktojnë probleme të tilla, si gjumë i dobët, përqendrim i dobët dhe përgjumje gjatë ditës.

Hulumtimet tregojnë se nëse keni një çrregullim cirkadian për një periudhë të gjatë kohore, mund të keni një sistem imunitar më të dobët dhe një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, obezitetit dhe kancerit. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *