play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Ndikimi i AI në arkeologji, gjenden 303 simbole të lashta në shkretëtirën Nazca

today03/10/2024

Background
share close

Arkeologët që punojnë në Peru, të ndihmuar nga inteligjenca artificiale, kanë zbuluar 303 simbole gjigante të panjohura më parë, të gdhendura në shkretëtirën Nazca.

Gjetjet përfshijnë zogj, bimë, merimanga, figura njerëzore me mbulesa koke, koka të prera dhe një orkë me thikë.

Sipas mediave të huaja, zbulimi pothuajse dyfishon numrin e gjeoglifeve të njohura të Nazca-s , vepra arti misterioze të formuara në tokë nga lëvizja e gurëve ose zhavorrit që datojnë rreth 2000 vjet më parë.

Gjetjet e studiuesve hedhin dritë mbi qëllimin enigmatik të simboleve.

Të vendosura 50 kilometra në brendësi të bregut jugor të Perusë, simbolet e mëdha u gjetën në shkretëtirë duke filluar nga fillimi i shekullit të 20-të. Rreth 500 metra mbi nivelin e detit, gjeoglifet i kanë mbijetuar epokave.

Shkalla e gjetjeve të reja është rritur vitet e fundit, me një mesatare prej 19 gjeoglife të gjetur çdo vit nga viti 2000 deri në vitin 2020.

Përdorimi i AI ka ndikuar në rritjen e numrit të simboleve si dhe premton “një revolucion në zbulimet arkeologjike.

Studiuesit vunë në dukje se përdorimi i AI ngushtoi kërkimin për gjetjen e simboleve. /euronews/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%