play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nderohen 21 policët e rënë në detyrë

today26/07/2022

Background
share close

21 zyrtarët policorë që ndër vite humbën jetën në krye të detyrës janë nderuar sot në Kosovë.

Për herë të parë në Kosovë sot u shënua Dita memoriale e punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës.

Ceremonia e kësaj Dite memoriale ka përfunduar me parakalimin e njësive të Policisë së Kosovës në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se policët kanë ranë në krye të detyrës duke luftuar krimin dhe duke mbrojtur sovranitetin e Kosovës.

“Sot po shënojmë 22 vite të themelimit të Policisë së Kosovës, institucionit bosht të Kosovës. Në këtë rrugëtim, 21 policë të Kosovës kanë rënë në kryerje të detyrës, ata janë heronj të sundimit të ligjit, demokracisë dhe paqes në Kosovë”, është shprehur ai.

Konjufca ka përmendur policin Enver Zymberi të rënë në veri të Kosovës.

“Ai dha jetën në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%