Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/12/2023
Ministria e Financave sot ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndës djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, gjatë fjalës së tij përmendi të arriturat e kësaj qeverie sa i përket mirëqenies së qytetarëve.
“5 milionë euro kemi nda, ku qeveria do të mundësoj masën për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale. Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq e mbështet dhe nuk lë askënd mbrapa”, ka thënë Kurti.
Përfitues të kësaj mase siç tha Murati do të jenë familjet me asistencë sociale.
“Masa më e fundit është kjo për familjet me asistencë sociale ku do të përftojnë për mbështetje shtesë për blerjen e lëndës djegëse, për stinën e dimrit… Pakoja energjetike emergjente është mbështetë nga Bashkimi Evropian. Janë 5 milionë euro të alokuara për këtë masë. Qendrat për punë sociale i kanë familjet me asistencë sociale. Për një familje katër anëtarësh janë 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes, që i bien gjithsej 240 euro për një familje katër anëtarësh. Ai po ashtu tha se janë në proces të verifikimit të familjeve, ku janë diku 21 mijë familje ”, ka thënë Murati.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)