play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

“Navalny” fiton çmimin BAFTA për dokumentarin më të mirë

today20/02/2023

Background
share close

Dokumentari Navalny, me regji nga kanadezi Daniel Roer, e ka fituar çmimin BAFTA si dokumentari më i mirë nga Akademia britanike e Filmit.

Filmi, që u shpërblye me këtë çmim gjatë një ceremonie në Londër më 19 shkurt, tregon historinë e një politikani opozitar rus, Alexei Navalny, tani të burgosur.

Aty tregohen ngjarjet lidhur me helmimin e tij në gusht të vitit 2020, përfshirë këtu edhe trajtimin dhe rehabilitimin e tij në Gjermani, tentimet e tij për ta hetuar incidentin dhe arrestimin e tij kur u kthye në Moskë.

Ky film për kritikun e Kremlinit nuk është shfaqur publikisht në Rusi.

Por, policia e Londrës tha se nuk ia kishin ndaluar hyrjen askujt në këtë ngjarje private. Sipas tyre, vendimet lidhur listën e pjesëmarrësve u takojnë organizatorëve të eventit.

Në një deklaratë të dhënë pas fitores, gazetarja hulumtuese ruse, Maria Pevchikh, i bëri thirrje Kremlinit për lirimin e Navalnyt dhe të gjithë të burgosurve politikë të tjerë.

“Mesazhi për Kremlinin është se duhet ta lirojë Navalnyn dhe të gjithë të burgosurit politikë menjëherë dhe ta ndalojë edhe luftën menjëherë”, tha ajo.

Navalny, i cili ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore në gusht të vitit 2020, fajëson zyrtarët rusë të sigurisë për helmimin e tij, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai është dënuar fillimisht me dy vjet e gjysmë burgim për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, dhe më pas i janë shtuar edhe nëntë vjet më shumë, me arsyetimin e mashtrimeve.

Vetë Navalny i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe i konsideron ato të motivuara politikisht. /Abc news

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%