play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nata e tretë e “Skupifestival” vazhdoi me shfaqjen “Fëmijët nga pluhuri”

today17/10/2024

Background
share close

Skupifestival në natën e tretë me radhë vazhdoi me shfaqjen teatrore nga CIE. Toula Limnaios nga Berlini i Gjermanisë, është e frymëzuar nga krijimtaria muzikore e Gustav Majer dhe i kushtohet “fëmijëve të pluhurit”, që në njëfarë mënyre jemi ne.

Ata janë të ngulitur thellë në kujtimet tona individuale dhe universal, në “staubkinder” (fëmijët e pluhurit), ne e lëmë veten të na dërgojnë në një botë absurde dhe konfuze. Një botë e ngjashme me tonën, më kritike në aspektet e së tashmes, në kompleksitetin e të sotshmes dhe kjo hapësirë e pasigurt e quajtur e ardhme. “Fëmijët e pluhurit” ku po kërkojnë një strehë, tokën ku këmbët e tyre qëndrojnë është e huaj për ta. Shqetësuese dhe poetike në të njëjtën kohë.

Ekziston një pikturë nga Pol Kle e quajtur “Engjulli i Ri”. Ajo përshkruan një engjëll që duket sikur do të largohet nga diçka që po e shikon , ai ndoshta nuk do të donte të zgjatej, të zgjonte të vdekurit dhe të bashkonte atë që është copëtuar.

Por një stuhi fryn nga parajsa e kap për krahët e tij aq të fortë, sa engjëlli nuk mund t’i mbyllë më. Kjo stuhi e shtyn atë në mënyrë të pashmangshme drejt së ardhmes, së cilës ai ia kthen shpinën, ndërsa grumbulli i rrënojave para tij rritet drejt qiellit. E ajo që ne e quajmë progres është kjo stuhia.

Sonte në natën e radhës, gjithashtu në teatrin shqiptar Shkup në ra 20:00, Skupifestival në program ka shfaqjen “Nizhinski” nga L’ Amphitheatro & Oh DA! Bukuresht, Rumani./KultPlus.com

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%