Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/01/2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave ka thënë se nuk është duke u mbajtur i fshehtë nga Qeveria e Kosovës por që janë duke u bërë llogaritjet në koordinim me informatat që vijnë nga organizatat buxhetore.
Murati ka thënë se Ligji për paga dhe koeficientët janë duke u përllogaritur ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore.
” Është duke u përllogaritur ashtu siç vijnë informatat nga organizatat buxhetore. Momentin kur bëhet mbledhja e këtyre, mund të dihet vlera e koeficientit”, ka thënë Murati.
Ndërsa i pyetur se a do të marrin qytetarët pagën me rritje në muajin në vijim, ai ka thënë se ligji për paga nuk e përcakton rritjen e pagave, por koeficientin e pagave, ndërsa ka thënë se rritja e pagave përcaktohet me ligjin për buxhet.
Ndërkaq, për çështjen e tatimit në pronë, Murati ka thënë se faturat e tatimit në pronë janë rritur pasi tatimi i tokave është bërë duke u bazuar në ligjin që është miratuar në vitin 2018.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)