play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Murati del me një njoftim rreth subvencionimit të atyre që kursejnë energjinë

today30/12/2022

Background
share close

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë procesuar paratë për muajin nëntor për ata që kursyen rrymën.

“Për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe paratë për muajin nëntor dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11””, ka shkruar Murati.

Për nëntor, Murati tha se janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim.

Ndërsa, për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm.

!Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *