Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today11/01/2023
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla përmes një shkrese zyrtare i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë për t’i kërkuar që të lejojë hyrjen në Gjermani me pasaportë të skaduar të kosovarëve që kanë leje qëndrimi atje.
Kjo kërkesë e ministrit Sveçla drejt autoriteteve gjermane është bërë për shkak të mungesës së materialit për lëshimin e pasaportave të reja.
Lidhur me këtë kërkesë të ministrit Sveçla në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express kanë folur nga ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë të cilët kanë thënë se e kanë pranuar kërkesën e Ministrisë së Brendshme.
“Ministria Federale e Punëve të Brendshme dhe Komuniteteve ka pranuar kërkesën nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës. Gjermania njeh pasaportat me vlefshmëri deri në dhjetë vjet në përputhje me udhëzimet globale të ICAO. Megjithatë, kërkesa nga Kosova është ende në shqyrtim”, kanë thënë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë për Gazetën Express.
Kosova prej disa vitesh është duke pasur probleme me materialin që shfrytëzohet për prodhimin e pasaportave.
Lidhur me kërkesën e ministrit Sveçla drejt autoriteteve gjermane ka pasur kritika të mëdha nga partitë opozitare./GazetaExpress/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)