Mot i vranët dhe i ftohtë pritet të mbajë edhe ditën e premte, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-8m/s. Temperatura minimale -1 deri 1C, e maksimalja 1 deri 3C.
Ftohtë dhe kryesisht vranët edhe në fundjavë.
Ditën e shtunë paradite me mundësi për reshje të dobëta bore, njofton Prishtina Weather.
Njoftimi i plotë:
Ftohtë dhe vranët edhe në fundjavë. Kohëpaskohe mundësi për fjolla bore.
27.01.2023 – Mot dimëror parashihet edhe ditëve të fundjavës mbi vend. Kryesisht vranët, por se pa përjashtuar mundësi që kohëpaskohe të bien reshje të dobëta bore.
Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell priten përgjatë ditëve të para të javës vijuese. Ditën e martë, sërish priten kushte për të reshura bore orëve të pasdites.
Cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera të pranueshme edhe ditëve të fundjavës. Me qetësimin e erërave gjatë orëve të mbrëmjes, ndotësit ajror mund të shënojnë rritje në koncentrime, që shtyn indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.
28.01 – Kryesisht vranët e ftohtë. Nuk përjashtohen mundësi për reshje të pakta lokale bore.
29.01 – Ftohtë e kryesisht vranët. Më vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
Post comments (0)