Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/05/2023
Iniciativa për heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës ka nxitu reagime të ashpra nga student të po këtij Universiteti, që nga publikimi i kësaj iniciative, studentet nuk po gjejnë qetësi, ata kanë organizuar një peticion me anë të cilit po kërkojnë që të mos hiqet emri “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës e po ashtu po kërkojnë edhe shkarkimin e Rektorit Qerim Qerimi.
Mbështetje të fuqishme organizimit të studenteve iu është dhënë nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, nuk kanë munguar as reagimet e personaliteteve të ndryshme si nga jeta akademike, shkrimtarëve, historianëve, opinionistëve, politikanëve si dhe shumë kategorive të tjera nga jeta publike nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.
Se fundi studentët e Universitetit të Prishtinës, me sloganin “MOS MA PREK HASAN PRISHTINËN” kanë vendosur mbishkrime në muret dhe rrugët e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si shenjë kundërshtimi ndaj propozimit për heqjen e emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës. Kundërshtime të ashpra ndaj nismës për heqjen e emrit kanë ardhur edhe nga Fondacioni “Hasan Prishtina” të cilët kanë paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për ta penguar këtë nisme dashakeqëse.
Në përfundim të peticionit, Fondacioni “Hasan Prishtina” së bashku me studentë e UP-së kanë organizuar mbrëmje argëtuese për studentët, kjo mbrëmje do të mbahet në Qendrën e Studentëve këtë të enjte me 25.05.2023, organizatorët kanë paralajmëruar se për argëtimin e studenteve do të kujdeset Ganja & ProBand, me ç’rast do të ketë pije falas dhe befasi të tjera. Aksionin e tyre kundër ndryshimit të emrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, studentet e kurorëzojnë me një mbrëmje argëtuese. / Express /
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)