play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

“Mos lejoni që AI ta thellojë pabarazinë”, paralajmëron këshilltarja e OKB-së

today13/12/2024

Background
share close

Inteligjenca artificiale po transformon mënyrën se si jetojmë, duke u bërë një pjesë gjithnjë e më e njohur e jetës sonë të përditshme dhe vendeve të punës.

Një sondazh mbarëbotëror nga McKinsey & Company zbuloi se 72% e bizneseve përdornin AI.

Por globalisht, qasja në teknologji dhe të dhënat që e ushqejnë atë, nuk është e barabartë, sipas Renata Dwan.

Dwan është këshilltare speciale e të dërguarit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për teknologjinë dhe ajo është pjesë e ekipit që ndërton Kompaktin Dixhital Global, një kornizë e udhëhequr nga OKB-ja që synon një të ardhme dixhitale më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe më të sigurt.

AI është shtesa më e fundit e udhëzimeve, duke përfshirë propozimet për të nxitur zbatimin e drejtë të teknologjisë në vendet më pak të zhvilluara, përcjell Telegrafi.

Në Forumin e Dohas, në Katar, një takim vjetor i udhëheqësve të politikave, CNN zhvilloi një intervistë me Dwan, për rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për një të ardhme të drejtë me AI.

Sipas Dwan, Al përfaqëson një mundësi për zhvillim dhe modernizim, por edhe ka potencial për të rritur ndarjen dixhitale me të cilën përballen vendet, kryesisht ato që nuk kanë qasje në të dhënat që kërkohen për trajnimin e modeleve me Al.

“Çështja e qeverisjes është në thelb se si mendojmë menaxhimin e AI, rregullimin dhe përdorimin e saj; si qeverisim për të trajtuar potencialin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe rreziqet e saj, për të cilat nuk jemi ende të sigurt për të gjitha”, tha ajo.

“Për nga vetë struktura e saj, AI është një teknologji globale. Mbështetet në sasi të mëdha të dhënash që shkojnë përtej kufijve. Pra, ajo është një teknologji globale dhe qeverisja e saj duhet të jetë globale”, vazhdoi Dwan.

“Tani, ne po kalojmë gjithashtu në një kohë tensionesh të mëdha gjeopolitike. Shumë qeveri dëshirojnë sovranitet në politikat dhe kapacitetet e tyre teknologjike. Jemi në një kohë kur është e vështirë të bësh biseda për arsye politike, por gjithashtu, ndërsa shpejtësia e teknologjisë zhvillohet kaq shpejt, ne kemi nevojë për ato biseda”. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%