Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Stilisti legjendar italian Valentino Garavani do të nderohet me një monedhë përkujtimore nga Ministria italiane e Ekonomisë dhe Financave. Monedha “Valentino Garavani Commemorative Coin” do të emetohet gjatë vitit 2026 nga Instituti Poligrafik dhe Monetar i Shtetit Italian, në dy versione: ari dhe argjendi.
Njoftimi vjen në ditëlindjen e stilistit, i cili lindi më 11 maj 1932 në Voghera, pranë Milanos. Valentino, emri i plotë i të cilit ishte Valentino Clemente Ludovico Garavani, u emërua sipas aktorit të filmave pa zë Rudolph Valentino.
Partneri i tij për shumë vite, Giancarlo Giammetti, e cilësoi këtë nderim si një “gjest me vlerë të jashtëzakonshme simbolike”, duke shtuar se është emocionuese të shihet kontributi i Valentinos në stil, kulturë dhe imazhin e Italisë të vlerësohet përmes një iniciative të tillë.
Së fundmi, Garavani dhe Giammetti kanë qenë të përqendruar në fondacionin e tyre, i cili ka marrë në përdorim ekskluziv një pallat historik në Romë, të njohur tashmë si PM23. Hapësira shërben si qendër për aktivitetet kulturore dhe eventet e fondacionit, i themeluar në vitin 2016 me mision filantropik./ KultPlus.com
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)