play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Moldavia akuzon Rusinë se po përpiqet të rekrutojë moldavët në ushtri

today14/04/2022

Background
share close

Frika është rritur se Rusia po përpiqet të forcojë forcat e saja në Ukrainë duke përdorur trupa të stacionuara në rajonin separatist të Transnistrisë.

Inteligjenca britanike sugjeron se Moska tani po përpiqet të rekrutojë mercenarë të rajonit moldavë, i cili mbahet nga separatistët pro-rusë, por që njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë.

Moldavia ka akuzuar gjithashtu Rusinë se po përpiqet të rekrutojë qytetarë moldavë, raporton skynews.

Ministri i Jashtëm, Nicu Popesku tha se “Veprime të tilla nuk promovojnë paqen për të gjithë ne, bashkëqytetarët tanë, për familjet tona. Gjëra të tilla janë shumë të rrezikshme dhe duhet të ndalen”.

Ai tha se zyrtarët e ministrisë së jashtme moldave po takojnë rregullisht ambasadorin rus për të bërë të qartë opinionin e tyre mbi këtë çështje.

Rreth 1,500 trupa ruse janë të vendosura në Transnistria, megjithëse Moldavia ka thënë se nuk ka parë ndonjë ndryshim të rëndësishëm në numrin e trupave që nga pushtimi i Ukrainës.

Në fillim të kësaj jave, autoritetet e Transnistrisë mohuan se Rusia po kryente ndonjë përgatitje ushtarake në territorin e saj që do të kërcënonte Ukrainën. /Telegrafi/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%