play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Mitrovica e Veriut s’e pranon kërkesën e iniciativës për largimin e kryetarit Atiq

today12/12/2023

Background
share close

Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk e ka pranuar kërkesën e qytetarëve për iniciativën e largimit të kryetarit, Erden Atiq.

KOHA ka siguruar dokumentin që i është dërguar grupit nismëtar, sipas Udhëzimit Administrativ i cili e parasheh se kryesuesi i Kuvendit komunal, pas pranimit të iniciativës për shkarkimin e kryetarit, duhet brenda pesë ditësh të kthejë përgjigje.

“Kjo kërkesë nuk pranohet nga kryesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, për shkak se kërkesa nuk është në përputhje me Udhëzimin Administrativ MAPL nr.02/2023 për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni”, thuhet në vendimin e siguruar.

Nexhat Ugljanin, kryesues i Kuvendit Komunal ka thënë se grupi iniciativ është njoftuar për mospranimin e kërkesës.

“Nuk është pranuar kërkesa, tash ua kam dërguar edhe njoftimin përmes email-it, jemi bazuar në udhëzimin administrativ të MAPL-së”, ka thënë ai.

Në shtator të këtij viti, Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar udhëzimin administrativ që u mundëson qytetarëve që nëpërmjet një peticioni t’i largojnë kryetarët e komunave veriore.

Zgjedhjet ishin bojkotuar nga popullata serbe.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%