play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

“Mirë se vini në një botë ku gazi do të kushtojë 2000 euro”. Reagimi i Rusisë pas vendimit të Gjermanisë

today22/02/2022

Background
share close

medvedev rusia 1080x720

Ish-presidenti dhe ish-kryeminsitri i Rusisë, Dimitry Medvedev ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për të pezulluar certifikimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, duke paralajmëruar për rritje të mëdha të çmimeve të gazit natyror në Europë.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi i certifikimit të “Nord Stream 2”. Mirë. Mirë se vini në një botë të re e të guximshme, ku europianët shumë shpejt do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror”, tha Medvedev në një postim në Twitter.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se qeveria e tij po e merrte një masë të tillë në kundërpërgjigje të veprimeve ruse ne Ukrainë. “Ky është një hap i nevojshëm administrativ, që do të pamundësojë funksionimin e Nord Stream 2”, tha kancelari.

Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por projekti kërkonte certifikimin nga autoritetet gjermane pare se të niste furnizimi me gaz. “Nord Stream 2” ka qenë burim përplasjesh me Uashingtonin, i cili kundërshtonte rritjen e varësisë europiane nga gazi rus. Por deri më tani, Gjermania kishte refuzuar të përdorte kartën e gazsjellësit për t’i bërë presion Moskës, pasi gati gjysma e nevojave të saj energjetike plotësohen pikërisht nga Rusia. Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të projektit pas vendimit të presidentit rus për të njohur pavarësinë e Donbas.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%