Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today10/08/2023
Zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogiani, ka bërë të ditur se MMPHI ka dërguar në Prokurorinë Speciale dy raste të dyshimit për shkelje të rënda të ligjit.
Zogiani ka thënë se rasti i parë ka të bërë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime në punët në fushën e ujërave
“Rasti i parë ka të bëjë me hapjen e procedurës për trajtimin termik të mbeturinave, për të cilin grupet e ekspertëve të MMPHI kanë gjetur shkelje serioze dhe dyshime për manipulim të të dhënave e dokumentave. Rasti i dytë poashtu ka të bëjë me dyshime për keqpërdorime serioze në punët në fushën e ujërave, të cilat punë sipas Raportit të bërë nga Grupi i ekspertëve janë bërë pa kritere, me shkelje serioze të ligjit deri në masën që ka dyshime se punët janë paguar pa u vënë kurrë në praktikë!”, ka shkruar Zogiani.
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)