play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Ministria e Financave: Shkallën e tatimit në pronë e përcaktojnë komunat

today24/01/2023

Background
share close

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, sot ka reaguar lidhur me çmimin e rritjes së tatimit në pronë.

MF ka potencuar se tatimi në pronë është tatim, i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.

MFPT, ka bërë të ditur se bazuar në Ligjin për Tatim në Pronë, obligohet që në baza të rregullta të bëjë vlerësimin e pronave të paluajtshme, ndërsa shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.

“Departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat. Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Vlerësimi i përgjithshëm sipas ministrisë, kryhet duke u bazuar në vlerën e tregut me ç’rast Departamenti i Tatimit në Pronë përdor të dhënat si në vijim: kontrata të shitblerjeve për prona rezidenciale (jo më të vjetra se 3 vjet);  intervista me agjentë të shitjes së pronave të paluajtshme; anketime të pronarëve të pronave; intervista me zyrtarë bankash në lidhje me vlerat e pronave që përdoren si kolateral; vlera të pronave që janë shpronësuar; të dhëna të qirave; dhe të dhëna nga kompani të ndërtimit.

“Vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave. Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar.”, është bërë e ditur tutje nga MF.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës, sot ka reaguar lidhur me ngritjen e çmimeve të tatimit në pronë, me ç’rast, ka potencuar se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Previous post

Shëndetsi

Çdo gisht është i lidhur me dy organe, metoda japoneze e cila do t’ju shërojë për një minutë

Jin Shin Jyutsu është art i lashtë japonez i shërimit që ju ndihmon që të balanconi emocionet tuaja, duke i stimuluar pikat e caktuara në duar Jin Shin Jyutsu është mjekësi alternative, ndërkaq detyrë e saj është që të balancojë energjinë tuaj trupore dhe që organizmit tuaj t’i japë shëndet fizik dhe emocional. Baza e kësaj filozofie bazohet në teorinë që çdo gisht është i lidhur me organizmin e caktuar […]

today24/01/2023

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%