play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Ministria e Financave dhe Termokosi nënshkruajnë marrëveshjen për ngrohtoren solare

today11/12/2023

Background
share close

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani kanë nënshkruar sot tri marrëveshje për ndërtimin e ngrohtores diellore në Prishtinë. Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent edhe Ambasadori Gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, Drejtori në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Sergiy Maslichenko e kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Ndërtimi i ngrohtores diellore e cila do t’i shërbejë qytetarëve të Prishtinës është bërë e mundur përmes marrëveshjes me BERZH me vlerë 23.2 milionë euro, nga KfW 31.6 milionë euro, nga BE grant 21.5 milionë euro dhe Kontributi nga Qeveria 4.4 milionë euro. Ky projekt parasheh ndërtimin e e nje impianti te ngrohjes solare në Prishtinë ku përmes saj do të zgjerohen kapacitetet e prodhimit të energjisë termike te Termokosit deri në 50 MW. Pra, 38 mijë qytetarë që aktualisht nuk janë pjesë e rrjetit të ngrohjes do të fillojnë të kenë qasje në shërbimet e Termokosit pas perfundimit të projektit”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

Përgjatë ceremonisë së nënshkrimit Murati tha se “ ngrohtorja e cila do të ndërtohet është investimi më i madh në rajon sa i përket prodhimit të energjisë termike nga energjia diellore. Ky projekt mundëson që më shumë qytetarë të kenë ngrohje në shtëpitë e tyre me çmim më të volitshëm dhe në të njëjtën kohë ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit”.

“Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë falënderoi Ministrin Murati për bashkëpunimin e deritanishëm duke thënë se “ngrohtorja diellore e qytetit ofron kapacitet të shtuar të ngrohjes dhe se ndërtimi i ngrohtores bëhet pikërisht në një kohë vendimtare për tranzicionin e gjelbër energjetik në Kosovë”

Në anën e tij, Përfaqësuesi i BE-së tha “Me një investim prej 80 milionë euro nga EU, BERZH, KfW, dhe institucionet e Kosoves, ky projekt ndryshon paradigmen e prodhimit të energjisë në Kosovë pasi po bëjmë një ndryshim të rëndësishëm drejt energjisë më të pastër dhe të volitshme për të gjithë qytetarët”.

Në anën tjetër, Kryetari Rama përshëndeti punën e deritanishme duke thënë se “nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve është një moment historik për Prishtinën sepse garantohet fuqizimi i komunitetit dhe nxitet rritja ekonomike”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *