play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Ministria e Drejtësisë paralajmëron fletarrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiqit

today28/09/2023

Background
share close

Nga Ministria e Drejtësisë kanë paralajmëruar fletarrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Në një deklaratatë për Radio CLUB FM, nga zyra për media e Ministrisë së Drejtësisë kanë thënë se sapo të marrin vendimin e Gjykatës, do të veprojnë pa vonesa.

“Sipas legjislacionit në fuqi, PSRK, pas kërkesës për urdhër arrest, drejton kërkesën për fletë rreshtim ndërkombëtar dhe e njëjta kërkesë duhet të parashtrohet në Gjykatë, në rastin konkret në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e tyre.

“Siç jeni në dijeni tashmë ky rast po trajtohet nga institucionet e drejtësisë dhe ne jemi në pritje të Gjykatës për fletë rreshtimin ndërkombëtar. Sapo te kemi kërkesë nga Gjykata, Ministria e Drejtësisë do të veprojë menjëherë dhe pa vonesa”, deklarojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Radoiçiq sipas raportimeve gjendjet në një spital në Serbi, duke u trajtuar për shkak të plagëve që ka marrë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku i priu grupit kriminal që sulmuan Policinë e Kosovës. /ClubFM/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *