play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

​Ministri ukrainas: Ukraina dhe Rusia bien dakord për të punuar në çështjet humanitare

today10/03/2022

Background
share close

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka folur në një konferencë për shtyp pas raundit të fundit të bisedimeve të sotme midis Ukrainës dhe Rusisë në Antalia të Turqisë.

Kuleba thotë se të dy palët ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet për të kërkuar një zgjidhje për çështjet humanitare në Ukrainë.

Ai thotë se do të ishte i gatshëm të takohej sërish “në këtë format nëse ka perspektivë për një diskutim thelbësor dhe për të kërkuar zgjidhje”.

Kuleba shton se beson se kur takohen dy ministrat e jashtëm, ata kanë mandatin të negociojnë çështjet e paqes dhe sigurisë.

Kuleba shton se, “Unë jam gati të vazhdoj këtë angazhim me qëllimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, për të ndalur vuajtjet e civilëve ukrainas dhe për të çliruar territoret tona nga forcat pushtuese ruse”.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%