Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ministri për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vizituar Shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës ‘Handikos’, me ç’rast, Frej ka ndihmuar shoqatën Handikos me 93 karroca.
Ministri Krasniqi tha se ky donacion është mëse i nevojshëm për këtë shoqatë, marrë parasysh nevojat dhe sfidat e fëmijëve të Republikës së Kosovës.
Ndërsa, ministri Frej theksoi se ndjehet i lumtur që në emër të shtetit të Izraelit ka mundësi që të ndihmon shoqatën Handikos me karroca të cilat do të shërbejnë për nevoja e fëmijëve.
Të dy ministrat u pritën nga përfaqësues të shoqatës Handikos, të cilët i falënderuan për vizitën e tyre dhe për donacionin e dhuruar./Telegrafi/
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)