play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Metsola e vetmja zyrtare në BE-së që e përmendi heqjen e vizave pas Samitit

today24/06/2022

Background
share close

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, mbetet liderja e vetme evropiane që ka përmendur domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Metsola para fillimit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe pas përfundimit të samitit ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqen vizat.

“Pozicioni im gjatë samitit ka qenë i qartë, ne duam të shohim përparim në bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Unë gjithashtu përmenda qëndrimin e kahershëm të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, ky është shteti i vetëm në rajon që s’është akoma pjesë e zonës Schengen”, tha ajo.

Presidentja e PE-së, edhe para fillimit të Samiti poashtu deklaroi se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë.

Pavarësisht përkrahjes së Presidentes së Parlamentit Evropian, Këshilli i BE-së nuk e ka përfshirë liberalizimin e vizave për Kosovën në konkluzat e Samitit.

Sot, 27 liderët e BE-së takohen në ditën e dytë në kuadër të Këshillit të BE-së, ku do të diskutohen çështje të ndryshme.

Nuk dihet nëse liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë temë në takimin e liderëve të BE-së sot.

Kancelari gjerman Olaf Scholz që është njëri nga përkrahësit më të mëdhënjë që Kosovës t’i hiqen vizat ka deklaruar në takimet me kryeministrin Kurti se do të angazhohet personalisht që liderëve të BE-së t’ua rikujtojë se Kosova ka plotësuar kriteret dhe se duhet t’i hiqet regjimi i vizave./GazetaExpress/

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%