play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Melania Trump me shtëpi filmike, xhiron dokumentar për veten

today01/12/2025

Background
share close

Zonja e Parë e ShBA-së, Melania Trump, ka hyrë në botën e Hollywoodit.

Të premten, njoftoi themelimin e kompanisë së saj të prodhimit të quajtur Muse Films dhe projekti i saj i parë është një dokumentar për jetën e saj i quajtur “Melania”, raporton TMZ.

Ajo publikoi edhe një trailerGruaja e Donald Trump njoftoi lajmin surprizues në rrjetet sociale, X, ku ndau një trailer të shkurtër duke prezantuar kompaninë e saj të re.

Interesante është se Muse ishte emri i saj i koduar i përdorur nga Shërbimi Sekret gjatë mandatit të parë të burrit të saj si president.

Dokumentari, i drejtuar nga Brett Ratner, do t’i japë audiencës një vështrim ekskluziv në jetën e Melania Trump në javët para inaugurimit të saj presidencial në vitin 2025.

Filmi ndjek përgatitjet e saj për një hyrje të dytë në Shtëpinë e Bardhë dhe rikthimin në jetën publike me familjen si dhe përballjen me sfidat e përditshme.

Sigurisht, bashkëshorti i saj Donald dhe djali i tyre Barron do të shfaqen gjithashtu në film në role të shkurtra.

Sa i përket datës së publikimit, dokumentari “Melania” do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane më 30 janar 2026. /Telegrafi

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *