Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së prezantohet nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Bashkimit Evropian.
“Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare të Bashkimit Evropian prezantoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Postimi i plotë:
Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së prezantohet nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Bashkimit Evropian
Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) të Bashkimit Evropian prezantoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (SARITC) të FSK-së në Pomozatin.
Në një artikull të titulluar ‘Ndërtimi i trajnimeve për kërkim-shpëtim në Kosovë’ ata përshkruajnë në detaje punën dhe infrastrukturën e Qendrës. Veçanërisht ata u fokusuan në vizionin ambicioz dhe të ardhmen e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së (SARITC). Në fjalinë përfundimtare të artikullit thuhet “Nëse dëshironi një përvojë trajnimi unik, sfidues dhe tërësisht të këndshëm, vizitoni Kosovën.”
Shumë punë dhe përpjekje u bënë në procesin e prezantimit nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit. Rezultati është burim i madh krenarie dhe arritjesh për SARITC-në, FSK-në dhe Kosovën.
Përgëzime për këtë arritje të jashtëzakonshme të stafit të QNTKSH/SARITC nën lidershipin e drejtorit John Donne!
Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja!
Written by: ClubFm Kosova
Copyright Radio Club FM Kosova
Post comments (0)