play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Mehaj me video-mesazh drejtuar të rinjve: Bëhuni ushtarë të Kosovës

today09/01/2023

Background
share close

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social Facebook, iu ka bërë thirrje të rinjve dhe të rejave të Kosovës që t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Mehaj ka thënë se kanë mbetur edhe një javë deri në mbylljen e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve.

“Të dashur qytetarë, të rinj e të reja të këtij vendi. Kanë mbetur vetëm edhe një javë deri me datën 15 janar kur do të mbyllim zyrtarisht konkursin e rekrutimit të 612 ushtarëve aktiv dhe 388 ushtarëve të komponentës rezervë. Pra një javë deri të mbyllja e procesit të tretë të rekrutimit brenda dy viteve, për t’i shtuar në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe 1000 të rijnë që do t’i shërbejnë atdheut. Kanë mbetur vetëm edhe 168 orë kur do të filloj procesi i përzgjedhjes së atyre që do të bartin uniformen e nderit, simbolin e shtetit dhe besimin e popullit. Andaj të rinj e të reja të këtij vendi, pa dallim etnie, ju ftoj të aplikoni për t’iu bashkangjitur Ushtrisë së Republikës së Kosovës që ka një vizion të qartë drejt anëtarësimit në NATO”, ka thënë Mehaj.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *