play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Markle thotë se fëmijët kopjojnë theksin e babait të tyre

today01/09/2025

Background
share close

Ish-aktrorja Meghan Markle ka ndarë detaje interesante nga jeta e saj familjare me Princ Harryn dhe fëmijët e tyre, Princ Archie, 6 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 4 vjeçe, në sezonin e dytë të serisë së saj në Netflix, “With Love, Meghan”, e cila u publikua më 26 gusht.

44-vjeçarja, e cila jeton në Montecito të Kalifornisë, tregoi se fëmijët e saj, edhe pse kanë theks amerikan, shpesh përdorin fjalë me shqiptim britanik.

“Disa nga fjalët që ata i thonë ende me theks britanik… Ata thonë ‘Ze-bra’ dhe ka edhe të tjera. Kanë këto momente të vogla ku shfaqet [theksi britanik] dhe unë mendoj se është shumë e ëmbël”, tha ajo në dokumentar.

Këto komente përputhen me ato që Markle kishte bërë më herët këtë vit në emisionin “The Drew Barrymore Show”, ku tregoi se disa shprehje të Archiet dhe Lilibet e kujtojnë për burrin e saj, Harryn.

“Ndonjëherë thonë ‘Ze-bra’… është shumë e ëmbël,” kishte thënë ajo.

Në serinë dokumentare, Meghan ka folur edhe për ndryshimet në shqiptimin e fjalëve mes saj dhe Princit Harry.

“Bashkëshorti im gjithmonë qesh kur them ‘herbs’ – ai më korrigjon: ‘Herbs? Ti je kaq amerikane – ‘Erbs, ‘erbs.’”

Harry dhe Meghan hoqën dorë nga detyrat mbretërore në vitin 2020 dhe u zhvendosën në Kaliforni, ku më pas u vendosën në Montecito. Vajza e tyre, Lilibet, lindi atje në vitin 2021.

Në një intervistë për revistën People, Meghan tha se komuniteti ku jetojnë u ka ofruar ndjenjën e përkatësisë dhe privatësisë.

“besoj se njerëzit duan që ne të kemi të njëjtën normalitet si prindërit e tjerë, pavarësisht situatës sonë të veçantë”, tha ajo.

Ajo shtoi se familja e tyre e kalon kohën së bashku në vendet e lagjes: “Shkojmë shpesh për darka – jo vetëm në shtëpitë e miqve apo dhoma private – thjesht në restorante. Më pëlqen shumë që mund të argëtohemi.”

Sezoni i dytë i “With Love, Meghan” përfshin tetë episode dhe mysafirë të njohur si Chrissy Teigen, Tan France, Jay Shetty, Radhi Devlukia, José Andrés, Clare Smyth, David Chan dhe Samin Nosrat, përveç miqve të ngushtë të Meghanit si Jamie Kern Lima, Heather Dorak dhe Daniel Martin.

Po ashtu, këtë muaj, çifti Harry dhe Meghan konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me Netflix përmes një marrëveshjeje shumëvjeçare për projekte filmike dhe televizive.

Written by: ClubFm Kosova

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *